Me dy vaksina, Cassano përfundon në spital me komplikime pasi doli pozitiv me Covid-19
Lajme të mira pas frikës fillestare. Antonio Cassano u shtrua në spitalin San Martino në Xhenova për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, pasi doli pozitiv me Covid në fund të dhjetorit.
Mjekët kanë vendosur gjithësesi ta mbajnë nën kontroll, edhe pse nuk është serioz dhe gjendja e tij nuk duket shqetësuese.
Shumë tifozë në rrjetet sociale e akuzuan ish-sulmuesin se është një “no vax”, por gruaja e tij Carolina Marcialis ndërhyri duke e mbrojtur:
“Është vaksinuar me dy doza”. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur pozitivitetin e bashkëshortit të saj përmes Instagramit: “Për të gjithë ata që më pyetën nëse kam fjetur me Antonion, që është pozitiv, padyshim jo! Që nga 24 dhjetori të katërt kemi fjetur në një dhomë tjetër dhe kemi ngrënë me turne vetëm për të shmangur infektimin”.