Më budallenj se kurrë: Shkencëtarët të brengosur për rënien e vazhdueshme të inteligjencës te të rinjtë
Pikët në testin e IQ-s te të rinjtë kanë filluar të bien pas ngritjes rapide që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka gjetur një studim i ri.
Rënia, që thuhet të ulet nga shtatë pikë për çdo gjeneratë, besohet të ketë filluar me të lindurit e vitit 1975, thuhet në këtë studim, transmeton Periskopi.
Kjo rënie i jep fund trendit të ngritjes – i njohur si efekti Flynn – që pa një rritje të IQ-së për 60-70 vite rresht, me nga 3 pikë për çdo dekadë.
Shkencëtarët i kanë përshkruar këto rezultate si “impresive” por edhe “bukur brengosëse”, raporton Times.
Shkencëtarët kanë thënë se kjo rënie ka të bëj me diferencat në teknikën e mënyrës se si gjuhët dhe matematika mësohet në shkolla.
Sidoqoftë, kjo ka të bëj edhe me harxhimin e një pjese shumë të madhe të kohës në pajisje teknologjike, në vend se të lexojnë libra.
Këto zbulime kishin ardhur pasi shkencëtarët në dhjetor të 2017-s kishin zbuluar që ngrënia e rregullt e peshkut e rrit inteligjencën e fëmijëve, ashtu siç ndihmon për të fjetur më mirë. /Periskopi