Me armë dhe thika, disa persona u grabisin para dy grave nga Venezuela
Dy gra nga Venezuela kanë njoftuar se janë grabitur në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se ato janë grabitur nën kërcënimin e armës dhe thikave.
“GRABITJE
Rr. UÇK, Prishtinë 27.09.2024 – 01:00. Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar” – shkruhet në raport.