Më 7 prill shfaqet drama në nderim të Kujtim Paçakut, njeriut që e detyroi të kërkonte falje Kadri Veselin
Drama “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak” do të mbahet më 7 prill, e Autorit Nexhip Menekshe dhe nga Regjia Kaltrim Balaj, në Shtëpin e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
Kjo shfaqje do të trajtohet me anë të fragmenteve nga jeta e Kujtim Paçakut, shkruan KultPlus.
Shumica e lojërave skenike bazohen në fragmente të punës së tij intelektuale, si fuqi njerëzore e liderit, e tolerancës, e drejtësisë dhe më shumë iekreativitetit, që i lartëson poezitë e shkruara të tij.
“Të gjitha këto momentet do të shfaqen përmes skenave teatrale të interpretuara nga artistët dhe nga personazhi kryesor i quajtur “Kooreografi”, i cili do të tregojë kontributin e punës së Kujtim Paçakut si një intelektual në promovimin e kulturës së Komunitetit Rom madje edhe për gjithë popullin e Kosovë”, thuhet në njoftimin e shfaqjes.
Skenat e jetës së Kujtim Paçakut në punë, në teatrin rom, me oktetin rom, vizioni i tij rreth spektrit politik, shkruarja e poezive, angazhimin në shoqërinë civile dhe shoqërimi me njerëzit në jetën e përditshme janë temat qendrore të cilat do të trajtohen në dramën me karakterin in memorial.
“Poezitë me të cilat deshifron jetën socio-ekonomike të romëve, kulturën dhe patriotizmin e romëve, po ashtu edhe historinë e romëve atë të emigrimit nga India deri në periudhën e sotme në Botën e shëndosh”, thuhet në njoftim.
Në fund drama bazohet në dy thëniet e poetit, profesorit dhe politikanit, të cilat janë: “Ne jemi të detyruar të jemi më të parët dhe pas kësaj të kemi”, dhe “Ne duam integrim pa asimilim”. Shfaqja do të fillojë nga ora 20:00, të dielën.