McLaren fiton Italian GP, Ricciardo më i shpejti pa Hamilton e Verstappen në garë
Çmimi i Madh i Italisë në Formula 1 për këtë sezon i takon skuadrës së McLaren.
Piloti Daniel Ricciardo është treguar më i shpejti në pistën italiane, në një garë ku pati gjithçka, përfshirë edhe aksidente.
Ishte pikërisht një aksident që nxori nga loja dy favoritët Max Verstappen e Leëis Hamilton, shkruan Periskopi.
Këtë mungesë të dyshes e shfrytëzoi më së miri Ricciardo, i cili tashmë merr një fitore me vlerë të madhe për të.
Në pozitën e dytë përfundoi një pilot që po ashtu vjen nga McLaren, Lando Norris, kurse podiumin e kompletoi Valtteri Bottas i Mercedes.
Më poshtë mund ta shihni top 10-ën e garës.