McGregor nuk do të luftojë gjatë vitit 2022, ky është plani i tij

McGregor nuk do të luftojë gjatë vitit 2022, ky është plani i tij

Ikona e UFC, Conor McGregor duket se nuk do të kthehet në oktogon gjatë vitit 2022.

McGregor tash e sa kohë lidhet me një rikthim të mundshëm në UFC, por ky rikthim nuk do të bëhet këtë vit.

Siç bën të ditur ‘Marca’, McGregor është i fokusuar të bëjë debutimin e tij në aktrim.

Ai nuk do të luftojë deri në vitin 2023 pasi vuan nga një lëndim, si dhe po përgatitet të luajë në ‘remake’ të “Road House”.

Se McGregor nuk do të jetë në oktogon gjatë vitit 2022 e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

Shpërndaje në: