McGregor kërcënon me jetë rivalin, Dustin Poirier: “Do ta vras në oktagon”

McGregor kërcënon me jetë rivalin, Dustin Poirier: “Do ta vras në oktagon”

McGregor dhe Dastin Poirier do të sfidojnë njeri-tjetrin në oktagon mbrëmjen e sotme në Las Vegas teksa kjo do të jetë ndeshja e tretë mes dy yjeve të UFC-së ku secili numëron nga një triumf.

Pas orë para sfidës, në peshimet zyrtare, McGregor ka bërë një deklaratë e cila ka shokuar botën. Irlandezi u shpreh se do ta ‘’vrasë’’ në ring rivalin pasi sipas tij Porier nuk di çfarë është respekti.

‘’Ky njeri do të mësojë se nëse nuk e respekton mirësinë e një personi dhe e konsideron atë si një dobësi, duhet të paguaje. Unë do e bëj atë të paguajë me jetën e tij. Ai do ketë vdekur në oktagon këtë mbrëmje”, u shpreh McGregor.

Shpërndaje në: