McGregor jep lajmin e madh për fansat e tij

McGregor jep lajmin e madh për fansat e tij

Luftëtari i ri i MMA-së, Conor McGregor ka konfirmuar se do të rikthehet në kategorinë e peshave të lehta pas lëndimit që e kishte.

Rikthimin e tij e bëri të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’, shkruan Periskopi.

“Patjetër”, shkroi McGregor në Twitter kur u pyet nëse do të garonte në kategorinë e peshave të lehta.

“Jam i ngazëllyer. Do të jetë rikthimi më i madh në historinë e sportit.”

Kur u lëndua Conor McGregor?

Ai ka qenë jashtë ringut që kur theu këmbën në fund të trilogjisë kundër Dustin Poirier, në korrik të vitit 2021.

“Kujtim i largët”, u përgjigj McGregor kur u pyet se si ndihej.

“Kirurgë dhe ekip mjeshtëror. Këmba është tani një armë vdekjeprurëse”, tha ai.

Shpërndaje në: