Mbyllja e rrugës te Katedralja, Zogaj: Na mirëkuptoni, ai shesh do të ketë jetë

Mbyllja e rrugës te Katedralja, Zogaj: Na mirëkuptoni, ai shesh do të ketë jetë

Shndërrimi në shesh i rrugës nga Katedralja në drejtim të Hotel Grand u kritikua zëshëm nga qytetarët e Prishtinës. Sipas tyre, kjo rrugë ka shkaktuar kolona e bllokadë për çasje më të lehtë në lagjet e kryeqytetit.

Megjithatë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Zogaj duke folur në Reel Talk me Maxhunin në Periskopi tha se ndërtimi i sheshit në rrugën “Xhorxh Bush” do të jetë madhështor.

“Kur të ndërtohet jam i bindur se do ta kemi një shesh madheshtor me të cilin do të mburremi të gjithë. Ai shesh ofron gjelbërim, mobileri urbane, hapësirë për shëtitje për me qëndru për ta shpenzuar fundjavën aty. Do të ketë ristorante e bare. Do të ketë jetë aty”, tha Zogaj.

Intervistën e plotë:

Shpërndaje në: