Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë

Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit.

Tani do të mbahen edhe disa takime shtesë të palëve me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, shkruan koha.

Nuk janë dhënë njoftime se cili ka qenë epilogu i takimeve të deritashme që kanë zgjatur nga mëngjesi, me disa pauza.

Për të njëjtën temë tashmë është duke u diskutuar për të shtatën herë. Krejt kjo erdhi për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për kryerjen e pagesave dhe përdorim të vetëm të valutës euro në Kosovë.

Mbi gjashtë orë brenda, po vazhdon ende takimi i kryenegociatorëve për çështjen e dinarit

Shpërndaje në: