Mbyllet takimi i Raiolas me Laportan, këto janë zhvillimet e reja
Ka dalë pozitiv takimi mes Mino Raiolës, babait të Erling Haaland dhe presidentit të Barcelonës Joan Laporta.
Ishte ky kontakti i parë për të diskutuar rreth projektit të ri të Barcelonës. Padyshim që nuk ka asgjë të bërë ose të avancuar, gara do të jetë e gjatë për sa kohë që janë përfshirë shumë klube përveç Barcelonës, përcjellë KosovaPress.
Raiola do të takohet dhe të bisedojë edhe me top klubet e tjera në javët e ardhshme.
Raiola u takua edhe me Borussia Dortmundin këtë javë për të diskutuar rreth çmimit pasi klauzola e Haaland do të jetë e vlefshme deri në muajin korrik të vitit 2022.