Mbyllet pjesa e parë: Spanja e Franca pa gola
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Spanjë – Francë.
Në kuadër të finales së Ligës së Kombeve, Spanja dhe Franca po bëjnë një ndeshje tejet taktizuese, përcjell Periskopi.
Të dy skuadrat po menaxhojnë mirë lojën, duke mos i dhënë shumë mundësi njëra-tjetrës.
Në 45 minutat e para asnjëra prej skuadrave nuk gjeti golin. Ritmi i ndeshjes ishte i shpejtë, por pjesa më e bukur nuk u pa.
Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do të ketë gola. /Periskopi/