Mbyllet pjesa e parë pa gola në ndeshjen mes Llapit dhe Shkupit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes të vlefshme për fazën e Uefa Conference League, mes Shkupit dhe Llapit e cila po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Skuadra e Batatinas nuk ka arritur ende që të realizojë gol edhe pse ka qenë e rrezikshme sidomos me goditjet nga distanca, transmeton Periskopi.
Rezultati aktual është 0 me 0, ku ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2 me 0 për Shkupin.
Llapi duhet të paktën t’i shënojë dy gola Shkupit pa pësuar për të pasur shpresa për kualifikim./Periskopi