Mbyllet pjesa e parë në “Wembley”, anglezët po dominojnë kundërshtarët

Është duke u zhvilluar finalja e madhe e Euro2020, mes Italisë dhe Anglisë.
Skuadra e Mancinit, e ka parë veten në disavantazh që nga minuta e dytë kur Shaw iu shënoi në portën e Donnarummas, transmeton Periskopi.
Gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.
Sulmi i Italianëve nuk po ka fantazi, me Chiesan dhe iniciativat e tij që ndoshta po i mbajnë pak të kërcënuar mbrojtjen kundërshtare.
Rezultati aktual është 0-1, për skuadrën e Southgate.
Pjesa e dytë pritet të ketë edhe më shumë spektakël dhe gola.