Mbyllet pjesa e parë në mes Cityt dhe Chelsea-t, goli i Havertz vendos deri tani

Mbyllet pjesa e parë në mes Cityt dhe Chelsea-t, goli i Havertz vendos deri tani

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat po del të jetë shumë interesante, ku pjesën e parë londinezët e mbyllë në epërsi.  

Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta, duke rrezikuar dukshëm, portat rivale.

Fillimisht në minutën e 8-të të takimit, portieri Ederson, jep një pasim nga porta në portë për Raheem Sterling, por anglezi dështoi të shënojë.

Pas këtij rasti lojën në dorë e mori Chelsea duke krijuar tri raste të mira, që të tria për gjermanin Timo Werner.

Më i miri ishte në minutën e 14-të, kur gjermani godet, por në vend ishte Ederson, duke shpëtuar gol të sigurt.

Një minutë më pas sërish i njëjti lojtar, gjuaj, por goditja ndalet nga mbrojtja.

Goli i parë në ndeshjen erdhi në minutën e 42-të kur Mason Mount pason te Kai Havertz, i cili kalon edhe portierin për të shënuar për 1-0.

Një pjesë e parë e bukur dhe me rast të shumta, që pritet të sjell edhe pjesa e dytë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ish-kryenegociatori Arifi: Nuk e deshën Aliun e UÇK-në morën Mickovskin dhuratë, me ndihmë jo të vogël të Kurtit

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka komentuar raportimet se Ali Ahmeti,…

Uji në liqenin e Badocit ende me nivel të lartë të manganit

Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të…

Monika Kryemadhi rrëfen lidhjen me Samir Manen dhe Vjollca Hoxhën

Nga kafazi i xhamtë, Ilir Meta nuk kurseu akuzat ndaj prokurorëve të Posaçëm. Me një…

Ahmeti: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, u ka dërguar letër…