Mbyllet pjesa e parë në Klinë – Drenica i shënon Dukagjinit
Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Drenicës.
Dukagjini dhe Drenica luajnë ndeshjen e fundit të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi.
Në kuadër të 45 minutave të para të luajtura në Klinë është shënuar vetëm një gol që i dha epërsinë skuadrës së Drenicës.
Goli u shënua në minutën e 15’ të takimit, nga Meziu.
Drenica do të futet në pjesën e dytë me një gol epërsi dhe synon ta ruajë këtë epërsi për të marrë tri pikë dhe fitoren e parë këtë edicion. /Periskopi/