Mbyllet pjesa e parë mes Shkupit dhe Llapit, ky është rezultati momental

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Shkupit dhe Llapit, e vlefshme për kualifikimet e Europa Conference League.
Skuadra e Batatinës është në disavantazh, pasi që pësuan gol në minutën e 36-të të ndeshjes me anë të Markoski, transmeton Periskopi.
Rezultati aktual është 1 me 0.
Pjesa e dytë pritet që të jetë më intesive, ku Llapi duhet ta përmbysë rezultatin.