Mbyllet pjesa e parë mes Italisë dhe Austrisë, me rrjeta të pa prekura

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Austrisë, e vlefshme për të tetën e finales në Kampionatin Evropian.
Rezultati pas pjesës së parë ishte ai i fillimit, 0:0.
Italia pati dominim total të ndeshjes dhe pati disa raste ideale shënimi, por u mungoi konkretizimi.
Immobile e goditi shtyllën me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, por ishte i pafat.
Kujtojmë se fituesi i këtij takimi përballet në çerekfinale me fituesin e takimit Belgjikë-Portugali.