Mbyllet pjesa e parë: Gjithçka baras në ‘Derby della Madonnina’ – spektakël me gola e penallti
Ka përfunduar pjesa e parë e ‘Derby della Madonnina’.
Milan dhe Inter janë ndarë 1:1 në pjesën e parë të ndeshjes së sontme, shkruan Periskopi.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 11′, nga Hakan Calhanoglu, i cili konvertoi në gol një penallti të shkaktuar nga Kessie.
Por, epërsia e Inter nuk zgjati shumë. Harkimi i Tonali u devijua gabimisht nga De Vrij, kur edhe u barazuan shifrat në 1:1, në minutën e 17′.
Inter mund të kalonte në epërsi përsëri, por Lautaro Martinez gaboi nga penalltia, ose më saktë, Tatarusanu priti penalltinë.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra prej skuadrave do të arrijë të marrë tri pikët nga ky derbi. /Periskopi/