Mbyllet pjesa e parë e ‘miqësorës së lluksit’ – Italia kontrollon lojën ndaj Shqipërisë në ‘Air Albania’

Mbyllet pjesa e parë e ‘miqësorës së lluksit’ – Italia kontrollon lojën ndaj Shqipërisë në ‘Air Albania’

Para pak çastesh përfundoi pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.

45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” u mbyllen me rezultatin 1:2 në të mirë të “Azurrëve”.

“Kuqezinjtë” kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të, falë një goli të bukur të shënuar me kokë nga Ardian Ismajli.

Megjithatë, italianët reaguan shpejt dhe përmbysen rezultatin.

Fillimisht shënoi Giovanni Di Lorenzo në minutën e 20-të, kurse pas pesë minutave shënoi edhe Vincenzo Grifo.

Shpërndaje në: