Mbyllet pjesa e parë e dominuar totalisht nga Belgjika në sfidën kundër Rusisë
Kombëtarja e Belgjikës po udhëheq 2-0 kundër Rusisë, pas pjesës së parë, në një ndeshje të vlefshme për Euro 2020.
Golin e parë të ndeshjes e realizoi Romelu Lukaku në min e 10’, pas një asistimi të Dries Mertens.
Golin e dytë e shënoi Thomas Meunier në min e 34’, pas një gabimi të portierit të Rusisë.
Belgjika e dominoi tërësisht pjesën e parë, me gola, me raste dhe me posedim të topit.
Rusia nuk pati asnjë rast të vetëm deri më tani, dhe bënë shumë gabime në mbrojtje duke i mundësuar belgëve të realizojnë dy gola të lehtë