Mbyllet pjesa e parë, Drita po bën një paraqitje të shkëlqyeshme kundër një gjiganti si Feyenoord

Është mbyllur pjesa e parë mes Dritës dhe Feyenoordit, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Uefa Conference League.
Skuadra e Dritës, po bën një paraqitje mjaftë solide ku nuk po vrehet dominimi i kundërshtarëve të cilët padyshim se konsiderohen favoritë në këtë ndeshje, transmeton Periskopi
Rezultati aktual është 0 me 0, ku Drita ka realizuar edhe një goditje në portë kundrejt hollandezëve që kanë pasur 4 tentime drejt portës së Malokut.
Pjesa e dytë pritet të ketë edhe më shumë spektakël dhe gola.