Mbyllet pjesa e parë: Barcelona vuan në ‘San Mames’ ndaj Bilbaos

Mbyllet pjesa e parë: Barcelona vuan në ‘San Mames’ ndaj Bilbaos

Kanë përfunduar 45 minutat e para mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, me rezultatin 0:0.

Në një terren mjaft të vështirë si ‘San Mames’, Barcelona edhe sonte po vuan për të diktuar tempon e saj të zakonshme, shkruan Periskopi.

Katalanët u rrezikuan tri herë seriozisht, por shpëtuan pa pësuar gol. Në një rast ishte shtylla ajo që i doli në ndihmë portierit Neto.

Në anën tjetër, Barcelona krijoi vetëm një mundësi të mirë shënimi. Kjo mundësi erdhi pas një depërtimi të mirë nga Memphis Depay që dha një top për Braithwaite, por ky i fundit qëlloi lart mbi portë.

Pjesa e parë ishte mjaft agresive  duke bërë që Gerard Pique të obligohet të lë fushën e blertë pas një dëmtimi. Ndërhyrje të ashpra pati edhe në Pedrin e Jordi Alba.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë skuadrat do të gjejnë formulën për golin. /Periskopi/

Shpërndaje në: