Mbyllet koha e rregullt mes Zvicrës dhe Spanjës pa fitues, të dy skuadrat do të luajnë edhe 30-të minuta të tjera

Sapo është mbyllur koha e rregullt e çerek-finales mes Zvicrës dhe Spanjës.
Helvetikët kanë arritur ta dërgojnë ndeshjen në kohë shtesë, pasi që Shaqiri e ka barazuar rezultatin në minutën e 68-të.
Pjesa e dytë i ka takuar skuadrës së Petkovicit, të cilët dominuan ndeshjen me raste të shumta dhe me ofensivë të pa ndërprerë.
Golin e vetëm për Spanjën e shënoi Zakaria (auto-gol) pas një devijimi të pa fat nga një goditje e Jordi Albas./Periskopi