Mbyllen tri ndeshjet e Superligës: Gjilani – Llapi, Ballkani – Feronikeli dhe Drenica – Malisheva
Kanë përfunduar tri ndeshjet që kanë qenë në program sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Padyshim një prej përballjeve më interesante të kësaj xhiroje, e shtata, konsiderohej të ishte ajo mes Gjilanit dhe Llapit, shkruan Periskopi.
Këtë takim e fitoi Gjilani me rezultat 2-1, teksa për vendësit shënuan Gerhard Progni 66′ dhe Armend Halimi 88′.
Golin e vetëm për Llapin e realizoi Kushtrim Shabani në minutën e 25-të.
Kujtojmë se Gjilani luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 83-të kur u përjashtua Muhamed Dubova.
Në përballjen tjetër, Ballkani ka barazuar pa gola me Feronikelin, ndërsa Drenica ka mposhtur 1-0 Malishevën.
Golin e vetëm për Drenicën e realizoi Qaqi në minutën e 21-të.