Mbyllen pjesët e parë: Malisheva prinë ndaj Drenicës, Ballkani në epërsi ndaj Feronikelit
Janë mbyllur pjesët e parë në ndeshjet Feronikeli-Ballkani dhe Malisheva-Drenica.
Në ndeshjen që po zhvillohet në terrenin e Malishevës, skuadra vendase gëzon epërsi pas fundit të 45 minutave të para, shkruan Periskopi.
Goli u shënua në minutat e fundit të pjesës së parë, për ta çuar skuadrën nikoqire më të qetë mes dy pjesëve.
Në anën tjetër, në Drenas, Feronikeli e sheh veten në disavantazh kundër Ballkanit. Skuadra nga Suhareka është në epërsi me golin e minutës së 25’ nga Solomon.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë se cili do të jetë fati i këtyre dy takimeve. /Periskopi/