Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të Kupës, Prishtina po avancon në derbi
Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina pas 45 minutash lojë po avancon 1:0 në derbi me Ballkanin, e cila konsiderohet si një finale para finales, e që po luhet në Lipjan.
Ekipi Portokalli i pati disa raste shënimi, por nuk ia doli, ndërsa iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndërkaq, Bardhekaltrit e gjetën golin e epërsisë në minutat shtesë përmes Kreshnik Ukës, i cili realizoi nga penalltia.
Ndërkohë, Malisheva po udhëheq në duel me Llapit në udhëtim, 2:1.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi me Trimror Selimin, ndërsa mysafirët i barazuan shifrat me anë të Ilir Mustafës.
Mysafirët i kaloi në avantazh Sobowale në fund të 45 minutëshit të parë.
Kurse, Gjilani po avancon në Mitrovicë kundër Trepçës ’89 me rezultat 3:1.
Albert Dabiqaj shënoi “Hat-Trick”, kurse për vendësit golin e pamjaftueshëm deri tash e shënoi Ardian Muja.
E në duelin e katërt të sotëm, Vushtrria po avancon kundër Beharit falë golit të Shpresim Zogut.