Mbyllen pesë qendra mjekësore në fshatra të Ferizajt, shkak edhe mungesa e energjisë

Mbyllen pesë qendra mjekësore në fshatra të Ferizajt, shkak edhe mungesa e energjisë

Viti 2025 ka nisur me sfida për qytetarët e Ferizajt, të cilët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, duke përfshirë edhe disa qendra të mjekësisë familjare.

Pesë qendra mjekësore në fshatrat: Gaçkë, Varosh, Llozaj dhe të tjera janë mbyllur, duke lënë banorët pa shërbime bazike shëndetësore.

Drejtori i Shëndetësisë i Ferizajt ka deklaruar se mbyllja është bërë si pasojë e mungesës së stafit mjekësor.

Kjo situatë u përkeqësua pas ndërprerjes së kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Caritas Kosova”, që kishte të punësuar qindra mjekë dhe infermierë.

Si pasojë, jo vetëm qendrat e fshatrave, por edhe ato kryesore kanë mbetur me mungesë të stafit.

Përveç kësaj, edhe qendra e mjekësisë familjare në fshatin Dardani nuk ka funksionuar për disa ditë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Shpërndaje në: