Mbyllen dy ndeshjet e Superligës: Fitore komode për Dritën e Drenicën

Mbyllen dy ndeshjet e Superligës: Fitore komode për Dritën e Drenicën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 27-të në program për të shtunën në Superligën e Kosovës në futboll/

Drita ka mposhtur 3-1 si mysafire Arbërinë, falë golave nga Alidemaj 27′, Irogue 33′ dhe Haxhimusa 63′, shkruan Periskopi.

Golin e vetëm për Arbërinë e realizoi Zabërgja në minutën e 23-të.

Pas kësaj fitoreje, Drita rrëmben e vetme pozitën e parë me 58 pikë, tri më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në përballjen tjetër, atë mes Drenicës dhe Trepcës 89, kjo e para triumfoi me rezultat 2-0.

Zabërgja 33′ dhe Rapo 70′ shënuan për drenicakët, të cilët tash kanë 30 pikë dhe zënë pozitën e tetë, ndërsa 89-shi është e gjashta me 32 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: