Mbushje me botox apo acid hyaluronic?- mësoni përgjigjjen

Mbushje me botox apo acid hyaluronic?- mësoni përgjigjjen

Botox-ët dhe Fillers-ët janë shndërruar në armët më të forta të mjekësisë estetike për eleminimin e  rrudhave dhe mbushjen e pjesëve të ndryshme në trup. Popullariteti i këtyre dy metodave, po ngatërron gjithnjë e më shmë të interesuarit, aq sa nuk dinë se cilën prej tyre të zgjedhin, në mënyrë që rezultati përfundimtar të mos jetë larg përfytyrimit të parë. Përcaktimi i trajtimit bëhet në varësi të moshës dhe llojit të rrudhave. Në disa raste nuk mungon dhe kombinimi i të dyjave bashkë.

Çfarë janë rrudhat dhe si krijohen ato?

Rrudhat ndahen në dy kategori: rrudha statike dhe rrudha dinamike…

Rrudhat dinamike ose siç njihen ndryshe, rrudhat e shprehisë, shkaktohen nga tkurrja e muskujve. Kur qeshim, zemërohemi apo bëjmë ndonjë mimikë të veçantë, aktivizojmë muskujt lokalë, ku dhe më pas shfaqen rrudhat. Në qoftë se ndalojmë së bëri këto shprehi dhe e lëmë fytyrën të qetë, rrudhat dinamike nisin të zhduken gradualisht…

Ndërsa rrudhat statike shfaqen në mosha më të mëdha, dhe janë të dukshme akoma edhe kur fytyra është në gjendje të qetë, pra, pa bërë asnjë lloj lëvizje. Thelbësisht, rrudhat dinamike janë ato që me kalimin e kohës konvertohen në rrudha statike.

Botox

Për sa i përket trajtimit të rrudhave dinamike, mënyra më e mire është Botox-i.

Botox-i redukton përkohësisht funksionin e muskujve që shkaktojnë shprehi të tilla si: zemërim, trishtim, habi, gëzim etj. Efekti i botox-it zgjatë 4-6 muaj.

Një tjetër trend i ri i zhvilluar në dermatologjinë kozmetike për parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe ruajtjen e një fytyre rinore pa ndikuar shprehitë është Baby Botox.

Ndryshimi mes Baby Botox-it dhe Botox-it klasik është përdorimi që bëhet në doza më të vogla, megjithëse aplikohet pikërisht në të njëjtat pika me botox-in tjetër.

Fillers (mbushës rrudhash)

Humbja e eleasticitetit dhe plotësisë së lëkurës ndeshet më shumë tek rrudhat statike. Në këto raste, metoda më efikase për trajtimin e tyre është Fillers me një substancë të quajtur acid hyaluronic. Mënyra në fjalë, eleminon rrudhat si dhe shton volumin e shtresës së lëkurës (përkohësisht).

Mbushësit rivendosin indet në gjendje të ngjashme me atë të rrudhave të reja, dhe në të njëjtën kohë i mbulojnë. Përdoren kryesisht për trajtimin e rrudhave përreth buzëve, shtimin e volumit të tyre dhe ngritjen e mollëzave.\periskopi.com

Shpërndaje në: