Mbrojtje qesharake: Shikoni mënyrën e tmerrshme si mbrohen gratë e Shqipërisë para golit të Kosovës
Shqipëria ka pritur Kosovën në ‘Elbasan Arena’ në konkurrencën e grave, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në Grupin F.
Gratë nga Shqipëria kaluan në epërsi në minutën e 43-të, falë një penalltie të konvertuar nga Megi Doci, shkruan Periskopi.
Mirëpo, kosovaret luftuan fuqishëm dhe shënuan eventualisht në minutën e 71-të për ta barazuar rezultatin përmes Valentina Limanit.
Dhe goli i Limanit erdhi pas një episodi absolutisht të tmerrshëm në mbrojtjen e kuqezinjëve.
Vetëm analizoni reagimin e mbrojtëseve shqiptare në golin e mëposhtëm. Thjesht totalisht jashtë elementit. /Periskopi.com/