Mbrojtja e Shalës më 25 nëntor do të dorëzojë dosjen përfundimtare në Apel
Mbrojtja e ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, do të dorëzojë ankesën ndaj vendimin të shkalles se parë të Gjykatës Speciale, e cila e ka dënuar për 18 vjet burg.
Ankesa në Apel është vendosur të bëhet më 25 nëntor të këtij viti.
Përmes mbrojtjes se tij, Pjeter Shala, kishte kërkuar një zgjatje të afatit deri me 16 dhjetor 2024 si dhe ta zgjatë për 15 mijë fjalë kufirin e fjalëve që mund të përdorë në ankesën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“E PRANON pjesërisht Kërkesën; AUTORIZON Shalën të dorëzojë një ankesë prej maksimumi 32,000 fjalësh deri më 25 nëntor 2024; dhe E REFUZON pjesën tjetër të Kërkesës”, thuhet në vendim.