Mbrojtësi i MLS shënon gol për ‘Puskas’, goditi tri herë transversalen para se të shënonte

Mbrojtësi i MLS shënon gol për ‘Puskas’, goditi tri herë transversalen para se të shënonte

Goli i jashtëzakonshëm i barazimit nga Jakob Glesnes në kohën shtesë, ia siguroi Philadelphia Unionit një pikë të rëndësishme në Konferencën e Lindjes kundër Atlanta Unitedit, transmeton Periskopi.

Atlanta po udhëhiqte 2-1 në minutat e fundit, kur një prej futbollistëve të Philadelphias shërbeu me një pasim të thjeshtë Glesnesin, i cili pastaj bëri një vrapim drejt zonës së kundërshtarit, para se të lansonte një të djathtë absolutisht drithëruese, me topin që goditi tri herë transversalen para se të përfundonte brenda vijave të portës.

Derisa fansat në rrjetet sociale ende po argumentojnë nëse ky gol meriton një shans për çmimin ‘Puskas’, nëse Glesnes arrin ta fitojë këtë çmim, atëherë do të bëhet lojtari i parë në histori të MLS-së që rrëmben trofeun e famshëm. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: