Mbretëresha Elizabeth publikon një mesazh mbi princin Philip dhe ditëlindjen e saj

Mbretëresha Elizabeth publikon një mesazh mbi princin Philip dhe ditëlindjen e saj

Dita e sotme (21 prill) shënoi 95-vjetorin e lindjes së mbretëreshës Elizabeth II, një ditë e mbushur me trishtim pas vdekjes së princit Philip, me të cilin ajo ndau një martesë prej 73 vjetësh. Me rastin e ditëlindjes së saj, festimet e të cilës nuk qenë si zakonisht, u publikua një deklaratë për të falenderuar njerëzit për përkrahjen.

“Unë kam marrë shumë mesazhe dhe urime të përzemërta me rastin e 95-vjetorit, të cilat i vlerësoj shumë.

Teksa si familje jemi në një periudhë trishtimi të madh, ka qenë një ngushëllim për të gjithë ne që të shohim dhe të dëgjojmë për homazhet që po i bëhen burrit tim, nga ata brenda Mbretërisë e Bashkuar, Komonuelthit dhe në të gjithë botën.

Unë dhe familja ime dëshirojmë t’ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe mirësinë që na treguan ditët e fundit. Ne jemi të prekur thellë dhe vazhdojmë të kujtojmë se Philip-i kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij.

Elizabeth R.”

Dashuria 73-vjeçare e princit Philip dhe mbretëreshës Elizabeth nisi që prej takimit të parë në 1939-ën dhe nuk përfundoi kurrë. Martesa e tyre konsiderohet sot si një prej martesave dhe dashurive më jetëgjata në historinë e mbretërisë angleze.

Shpërndaje në: