Mbretëresha Elizabeth II ka me qindra çanta nga marka e preferuar

Mbretëresha Elizabeth II ka me qindra çanta nga marka e preferuar

Shumica e femrave kanë një cantë që është  e përkryer për aktivitetet e ditës. Por ky fenomen ndryshon për një mbretëreshë, e cila shfaq një dashuri të madhe për aksesorët, kryesisht për cantat .

Mbretëresha  Elizabeth jo vetëm që ka një cantë  të preferuar ,por ka me qindra canta si ajo.

Kompania  e cantave luksoze  Launer London ka furnizuar Mbretëreshën me mbi 200 canta. Shkëlqesia  e saj ka mbajtur ngjyra të ndryshme të cantave Launer, në paraqitjet e publike dhe ngjarjet e vecanta  duke përfshirë këtu dhe dasmën e princit William me dukeshën Kate në 2011.

Këto canta kanë një kosto shumë të lartë por Mbretëresha i riciklon ato duke ju shtuar detaje të reja dhe duke i zvëndësuar. Ajo nuk i hedh cantat e vjetra për një të re, madje vazhdon të ketë edhe cantat e nënës të saj.

Mbretëresha ka blerë cantat e markës Launer që në vitin 1968.

Shpërndaje në: