Mbrëmë ndodhi ajo që po konsiderohet si ‘huqja e shekullit’ në ndeshjen Lituani-Norvegji
Derisa pushimi ndërkombëtar nuk është aq ngazëllyes për fansat, duhet thënë se nuk kemi qenë aspak larg dramave dhe aksionit.
Mirëpo, për Josh Kingun e Norvegjisë, aksioni dhe drama ishte saktësisht ajo të cilën mundoheni ta shmangni përgjatë tërë karrierës, transmeton Periskopi.
Në udhëtim te Lituania për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, Norvegjia po i kërkonte pikët e plota në atë që po del të jetë një grup tejet i vështirë, me Holandën dhe Turqinë që po luftojnë për vendin e parë.
Fatmirësisht, Erling Haaland – kush tjetër – konvertoi një penallti në pjesën e parë, para se Mohammed Elyonnoussi dyfishoi epërsinë në të dytën.
Nuk ishte e shkruar të kënaqej King megjithatë, i cili, pasi e zëvendësoi Haalandin në minutat e fundit, dhuroi një prej atyre huqjeve që mund të mos e keni parë kurrë më herët.
King ishte në fushë vetëm për pesë minuta, por ishin pesë minuta për t’u harruar sa më shpejt.
Josh King with the miss of the century for Norway pic.twitter.com/hOn3eB7gJB
— The Upshot ⚽ (@UpshotTowers) September 4, 2021
Oh Zot i madh.
E urrejmë ta themi, Josh, por ishte qartazi më e vështirë të huqet se të shënohet në atë situatë.
Fatmirësisht, nuk i kushtoi Norvegjisë pasi qëndroi në hap me Turqinë dhe Holandën në krye të Grupit G. /Periskopi.com/