Mblidhet bordi i Tottenham – shqyrtohet shkarkimi i trajnerit Nuno Santo
Aventura e Nuno Espirito Santo te Tottenham Hotspur nuk ka shkuar sipas planeve.
Trajneri portugez mund të shkarkohet tani kur nuk është luajtur as gjysma e sezonit. Pas humbjes ndaj Man United, bordi është mbledhur për të diskutuar të ardhmen e tij.
Fabrizio Romano shkruan se Daniel Levy, Fabio Paratici dhe pjesa tjetër e bordit do të vendosin për të ardhmen e portugezit, përcjell Periskopi.
Akoma nuk ka një vendim për të ardhmen e tij, por kjo do të vendoset pas pak orëve.
Deri tani thuhet se edhe Antonio Conte si alternativë është jashtë tavolinës./Periskopi/