Mbivlerësimi i taktikave dhe “Vlerës” së Blerim Rekës nga Albin Kurti
Për të gjithë ata që u gëzuan se zgjedhjet në Kosovë mbaruan shpejt dhe rezultati doli brenda ditës, ka një ferr, në të cilin po I toruton Albin Kurti me taktikat e tij deri në detaje, për të fituar kohë dhe alibi për mosformimin e qeverisë.
Pasi ju desh të priste tre ftesa nga Presidenti për të formuar qeverinë, ai shkoi më në fund sot, në një orar që e vendosi vet, për ti thënë Presidentit se nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë.
Sapo doli nga Presidenti theksoi se takimi nuk ka efekt ligjor, pasi nuk dëshiron që të filloj numurimi I 15 ditëshit si I mandatuar për kryeministër.
Presidenti I ka lënë kohë 48 orë të paraqes me shkrim propozimin për mandatin e kryeministrit dhe ka gjasa që Kurti të mendohet përsëri për ta thyer 48 orëshin, me qëllm që Presidenti ta bëj fakt të kryer mungesën e vullnetit për të marr mandatin dhe të dekretoj dikë tjetër.
Nëse e bën këtë, atëhere Kurti mund ta çoj në Gjykatë Kushtetuese dhe ta vonoj dhe 60 ditë të tjera formimin e qeverisë.
E gjithë kjo spirale makinacionesh teknike, tani është kthyer në kal beteje për formimin e qeverisë në Kosovë. Fitimtarët ndjehen më të frikësuar se kurrë, se nuk do të jenë fitues, ndërsa të tjerët që e pranuan humbjen, po i “kqyrin” me qetësi dhe cinizëm përpëlitjet e tij.
E njëjta betejë taktizuese është edhe kundër LDK.
Në bazë të Marreveshjes paraprake të negociuar mes të dy partive, por ende e papërfunduar , LDK do ti takonte kryetari I Kuvendit. Meqë afati shkoi dhe marrëveshja finale nuk po plotësohej, Kurti shkoi në Kuvend dhe pa marrëveshje me LDK propozoi kryetarin e Kuvendit, duke e bërë fakt të kryer.
LDK e votoi për të lënë hapur bisedimet dhe për të mundësuar formimin e parlamentit, duke e lënë tani e tutje fatin e shumicës së re jo më në dorë të Kurtit, por të parlamentit.
Po Kurti nuk u ndal këtu. Sot bëri dhe një hap tjetër taktik për të provokuar LDK. Ai bëri publik pesë emrat e ministrave të tij, po ashtu pa konsultim me partnerin e mundëshëm të koalicionit.
Dhe këtu ka dhe provikimin e fundit taktik ndaj LDK dhe poltikës perëndimore që lidhet me emrin e Ministrit të Jashtëm Blerim Reka, një shqiptar I Maqedonisë, kandidat për president në zgjedhejt e fundit.
Nuk e di ku ja shikon “Vlerën” një kandidati si Blerim Reka zoti Kurti, por kandidatura në fjalë, është gjëja më e vjetër që ka politika shqiptare në rajon sa I përket mendësisë së bashkëpunimit rajonal.
Blerim Reka kandidoi në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, gjoja si kandidat shqiptar, në të vërtet kundër interesit themelor që kishin shqiptarët në Maqedoni, ruajtjen e koalicionit me Zaev dhe mos kthimin e partisë së Gruevskit. Duke tentuar të heq vota shqiptarësh, për një kandidat I cili ishte kandidat I koaliconit të shqiptarëve me maqedonasit në qeveri, në të vërtet ai ishte I vetmi element antishqiptar në atë fushatë, I mbështetur edhe nga Albin Kurti.
Ai binte ndesh me politikën e shumicës shqiptare në Maqedoni, të mbështetur nga Perëndimi si faktor vendimtar për të mbrojtur kursin anti Gruevski. Binte ndesh po ashtu me Marrëveshjen e Tiranës e cila mundësi formimin e qeverisë në Maqedoni nga faktori shqiptar. Ky thjesht tentoi ti jepte një dorë rikthimit të njeriut të Gruevskit në Presidencë, atij që gjakosi parlamentin.
Vështirë se ndonjë diplomat perëndimor shikon ndonjë vlerë tek Blerim Reka, si diplomat mendjehapur që mund ta çoj para procesin e bisedimeve të Kosovës me Serbinë. Ajo çfarë ka bërë me zgjedhjet e fundit në Maqeodni ka qenë tërësisht antieprëndimore. Nuk di çfarë “vlere” e Blerim Rekës e eksiton Albin Kurtin, por është e sigurtë se nuk ka asgjë diplomatike në këtë histori.
Është një periudhë ku Albini po I mbivlerëson taktikat më shumë se parimet. Ai po bën gjithçka të fitoj kohë për ti nënshtruar aleatët e mundshëm me marifete, ose për të shkuar në zgjedhje si viktimë. Në fakt nuk është votuar as për marifetexhi, as për viktimë, por demek se “është burrë”.