Mbi qirjen e LDK-së

Mbi qirjen e LDK-së

Në filmin e David Lynch-it, “Wild at Heart” (1990) – film ky më pak i njohur se filmat “Mulholland Drive” (2001), “Blue Velvet” (1986) dhe “Eraserhead” (1977), Bobby Peru (Willem Dafoe) shfaqet në një rast duke i bërë presion Lula Fortune-s (Laura Dern), të dashurës së Sailor Ripley-t (Nicoloas Cage), që ajo t’i thotë se ka dëshirë të qihet me të (“Say fuck me!”). Megjithatë, Lula fillimisht e refuzon Bobby-n, duke i kërkuar atij që të lirojë dhomën e saj ku ai kishte hyrë për të bërë shurrën. Pas trysnive të shumta të Bobby-t, sidoqoftë, Lula më pas i thotë: “fuck me! (qimë!). Mirëpo Bobby, për befasinë e shumëkujt, e refuzon atë, duke i thënë që nuk ka dëshirë t’ia kryejë atë punën. “Jo, faleminderit, nuk kam kohë sot,” – i thotë ai. “Më duhet të iki; por në një rast tjetër do ta bëja me qejf….”

Ky film, dashur pa dashur, më erdhi ndërmend teksa po mendoja rreth qirjes së hatashme që zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Elmi Recica, Adem Grabovci, Bekim Haxhiu (Kamishi), Shaip Muja, Nuredin Lushtaku, Fatmir Xhelili, Shukri Buja, Hajdar Beqa, Nait Hasani, Flora Brovina, dhe Ganimete Musliu (Ganja) – u kanë bërë zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – Isa Mustafa, Ismet Beqiri, Bajram Gecaj, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Besa Gaxherri, Armend Zemaj, Naser Osmani, Melihate Tërmkolli, Muhamet Mustafa, Hykmete Bajrami, Doruntinë Maloku, Arban Abrashi, Nuredin Ibishi, Teuta Rugova, Sadri Ferati, e kështu me radhë. Dhe, gjithashtu, teksa po përpiqesha për të gjetur referenca nga bota e filmit dhe letërsisë, për të kuptuar më mirë refuzimin poshtërues që, ditën e djeshme, zyrtarët e PDK-së u bënë zyrtarëve të LDK-së.

Më lejoni të shpjegoj se pse.

Siç dihet, para mbajtjes së zgjedhjeve të shkuara, zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike insistonin se kurrë nuk do të bënin koalicion me PDK-në. Të njëjtën gjë – në mos më ashpërsisht – e kishin përsëritur edhe mbas zgjedhjeve, në atë që njihet si koha e VLAN-it. Mirëpo, pas trysnive të shumta të PDK-së (në formë të shantazheve dhe joshjeve me para e pozita të larta në institucionet e vendit), ata më në fund pranuan të hynin në koalicion me PDK-në. Dhe, duke qenë se PDK nuk kishte zgjedhje tjetër pos koalicionit me LDK-në, ajo vendosi të pranojë “po-në” e LDK-së, për dallim nga Bobby që nuk pranonte të bëjë marrëdhënie seksuale me Lula-n. Në këtë pikë, pra, zyrtarët e PDK-së vepruan qartësisht në kundërti me sjelljen e Bobby-t; sepse, për dallim nga ky i fundit, zyrtarët e PDK-së megjithatë vendosën t’i qinë zyrtarët e lartë të LDK-së. Pra, të bëjnë koalicion me ta.

Dhe mirë bënë, – them unë. Mirë që i qinë!

Madje, jo vetëm që i qinë për tre vite rresht, por njashtu i detyruan t’i gjejnë edhe votat ku janë e ku s’janë për ta bërë Thaçin President dhe Veselin Kryeparlamentar, – dy figura kryesore këto që zyrtarët e LDK-së nuk kanë lënë gjë pa vjellur– prej akuzave për përfshirje në korrupsion e krim të organizuar, e deri te akuzat për vrasje të zyrtarëve të LDK-së.

Mirëpo, edhe pse zyrtarët e PDK-së i qinë zyrtarët e LDK-së për një kohë të shkurtër (se sa e shkurtër, në fakt, këtë gjë mund ta konfirmojnë vetëm zyrtarët e LDK-së!), dje, siç e pamë të gjithë lakuriqësisht, ata vendosën ta ndjekin shembullin e Bobby-t në poshtërimin e mëtutjeshëm të LDK-së, duke u thënë atyre që dikur thonin se nuk do të bënin koalicion me PDK-në, dhe dje i lusnin që të qeverisnin bashkë, se nuk duan të qeverisin më me të.

Kjo, të dashur lexues, është forma më poshtëruese që PDK i ka bërë LDK-së qysh nga periudha e pas-luftës. Pra, të refuzosh të qeverisësh me ata që paraprakisht kanë thënë se nuk do të qeverisin me ty, por, për shkak të trysnive të shumta, megjithatë kanë pranuar të qeverisin.

Kjo, për bindjen time, është kulmimi i poshtërimit dhe talljes me një parti politik.

Së këndejmi, mbetet për t’u parë nëse, pas zgjedhjeve të qershorit, PDK-ja sërish do t’ua kryejë atë punën zyrtarëve të LDK-së, apo do t’i poshtërojë duke refuzuar të qeverisë bashkërisht me ta.

Natyrisht, nëse do të arrijë t’i fitojë zgjedhjet, gjë që unë kam dyshimet e mia. Përndryshe, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet edhe këtë here (falë klientelës që ka, keqpërdorimit të resurseve dhe aparateve shtetërore, medieve, parasë së krimit dhe korrupsionit, manipulimit të procesit zgjedhor, e kështu me radhë), atëherë jo vetëm që zyrtarët e saj kanë për ta qirë LDK-në sërish për të disatën herë, por edhe Kosovën – ngjashëm siç kanë bërë këto dy parti që nga koha e (pas)luftës.

 

 

*Opinioni është autorial dhe është botuar pa ndërhyrje redaktoriale

Shpërndaje në: