Mbi Kosovën: Cilat janë pozicionet e tre presidentëve dhe një kryeministri
Lajmi i mirë është që dolën shumë shumë keq.
Ky është i vetmi send për të cilin u pajtuan presidenti i Serbisë dhe ai i Kosovës pas një debati publik të tërbuar në vikend që tregoi se sa e zorshme do të ishte për ta të arrinin një marrëveshje të paqes, edhe dy dekada pas luftës mes kombeve të tyre.
Të dy, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë, thanë që muhabet i tyre i tendosur ishte i mirë sepse varrosi çdo shpresë se mund të arrinin një marrëveshje të shpejtë. E megjithatë, ata përballem me një presion tepër të fortë nga perëndimi që ta bëjnë një gjë të tillë.
Në diskutimin e tyre në Konferencën e Sigurisë në Munih, një tubim i përvitshëm i liderëve, ligjbërësit dhe ekspertët e politikave nga e mbarë bota erdhën në hotelin luksoz, Vuçiqi dhe Thaçi shkëmbyen akuza për luftën dhe argumentuar mbi atë se kush duhej të fajësohej për ndaljen e fundit të dialogut.
Por BE-ja dhe ShBA-të po i nxisin liderët që t’i kthejnë gjërat në binarë. Donald Trump iu ka dërguar letra ku shkruan se i inkurajon të arrijnë një marrëveshje, që do të tërhiqte një vijë për luftën e fundit që e shkatërroi Jugosllavinë në vitet ’90.
Për BE-në, akordi do t’i ulte tepër shumë shanset që konflikti i ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës do të shkrihej e ngjallej. Edhe BE-ja por edhe ShBA-ja duan që ta tërheqin Ballkanin Perëndimor më në Perëndim, duke reduktuar kësisoj influencën e Rusisë, Turqisë dhe të fuqive tjera rivale në rajon.
Në zemër të mospajtimit është statusi i Kosovës. Territori, popullësia e së cilës është kryesisht me shqiptarë etnikë, e deklaroi pavarësinë nga Serbia 11 vjet më parë dhe është njohur prej më shumë se 100 shteteve. Por Serbia e konsideron Kosovën si një krahinë të saj dhe mbështtet nga vende si Rusia, Kina dhe pesë anëtarë të BE-së.
Liderët perëndimorë shpresojnë që fundi i konfliktit të gjatë për emrin mes fqinjëve ballkanikë, Greqisë dhe Maqedonisë Veriore do të inkurajojë Kosovën dhe Serbinë që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Në Munih, Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për relacione me fqinjtë e saj, nxiti Vuçiqin dhe Thaçin që të arrijnë një marrëveshje para fundit të mandatit të tyre.
Por debati plot inat i së shtunës tregon se sa larg është një gjë e tillë. Gjatë vikendit në Munih, Politico foli me tre njerëzit që do të përcaktojnë se si do të luhen gjërat – Vuçiqin, Thaçin dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn – po ashtu me presidentin malazez Milo Gjukanoviq, vendi i të cilit kufizohet edhe me Kosovën por edhe me Serbinë.
Kritikët e këtyre katër liderëve duke thënë që udhëheqin me “stabilitokraci” – me qeveri që pretendojnë të mbështesin vlerat perëndimore por që janë autoritare dhe të korruptuara. Vuçiqi dhe Gjukanoviqi po përballen me protesta në rrugë ndërsa edhe Kosova ka qenë e goditur nga shumë të tilla. Por asnjë nga të katërt nuk duket se do ta lë skenën politike në një të ardhme të afërt.
Kjo është një përmbledhje e asaj që kanë thënë.
Aleksandër Vuçiq: Në kërkim të trashëgimisë
Në një dhomë hoteli ku u takuan të shtunën në mbrëmje, zëri i Vuçiqit shpërtheu me frustrim nganjëherë ndërsa herë të tjera fliste gati me pëshpërimë.
Ai e bëri të qartë se nuk do të kthehej në tavolinën e negociatave derisa Kosova ta hiqte taksën 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Por nëse e heqin taksën, ai shtoi, do të kthehej “menjëherë në Bruksel” për ta vazhduar dialogun.
I informuar se Haradinaj, forca prapa taksës, kishte thënë se do ta hiqnin taksën vetëm kur të arrihej marrëveshja finale, Vuçiqi tha: “E kam ditur se është i papërgjegjshëm, por jo se është kaq i papërgjegjshëm.”
Ai bëri thirrje që fuqitë e jashtme të ushtronin “presion pozitiv” në të gjitha palët – duke e bërë të qartë se e donin një marrëveeshje dhe duke ofruar stimulim për të ndihmuar që kjo të ndodhte. Por ai tha: “Është më shumë për ne, serbët dhe shqiptarët, ta them të vërtetën.”
Vuçiqi tha se të dyja palët duhet të jenë të lira të diskutojnë se ku ta bëjnë kufirin e përbashkët – edhe pse bisedat e tilla kanë nxitur reagime të shumta në rajon dhe i kanë ndarë fuqitë ndërkombëtare.
Vuçiqi nuk i dha rëndësi ndryshimit të emrit të Maqedonisë në Maqedoni Veriore, duke thënë se çështja me Kosovën ishte 100 për qind më vështirë.
“Besoj në trashëgiminë e dikujt, kjo është mënyra se si duhet të shihet,” shtoi ai.
Hashim Thaçi: Njeriu në mes
Ish lideri politik i UÇK-së që luftoi sundimin serb, Thaçi, po ashtu e gjen veten në pozitë të ngushtë.
Vitin e kaluar ai e ngriti idenë e “korrigjimit të kufirit,” pas së cilës një pjesë e territorit do të shkëmbehet në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Por marrëveshja nuk është arritur dhe rivali i tij, Haradinaj, një komandant i UÇK-së, ka fituar popullaritet me vënjen e tarifave ndaj produkteve serbe duke pamundësuar kështu edhe dialogun.
Duke folur para një grupi të vogël reporterësh në një korridor të hotelit në Munih, Thaçi e bëri të qartë se ka një qëndrim më të butë në tarifa se Haradinaj.
“Politika është të jesh kreativ,” tha ai.
I pyetur nëse Kosova tash po fliste me dy zëra, ai kaloi nga shqipja në anglisht për të thënë: “Ne e kemi jnë zë – të gjithë janë për dialog, për negociata, dhe për marrëveshjen.”
Në lidhme me marrëdhënien e tij me Haradinajn, ai deklaroi: “Edhe brenda familjes njerëzit kanë dallime… ne ishim bashkëluftëtarë dhe e fituam luftën e punuam së bashku për pavarësi dhe tash po punojmë së bashku për marrëveshjen përfundimtare.”
Në lidhje me retorikën e fortë të Vuçiqit, Thaçi tha se nuk i bënte. “Jam mësuar me dramat e tij, dhe me shtirjen e tij,” tha.
Ramush Haradinaj: Njeriu me qëndrim të fortë
Lufta mes Haradinajt dhe Thaçit e ka komplikuar më tej përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje finale. Të dy këta njerëz po lobojnë fort për mbështetje nga politikanët evropianë dhe amerikanë, me kompani ndërkombëtare të aferave publike që i këshillojnë.
As në intervitën e së shtunës, Haradinaj nuk u tërhoq. Ai e goditi shefen për politikë të jashtme në BE, Federica Mogherinin, që nuk e kishte hequr idenë e korrigjimit të kufijve nga tavona dhe tha që Thaçi nuk ka zgjedhje tjetër pos të heq dorë. Më tej, ai tha që Serbia duhet ta njohë Kosovën si obligim moral, për vrasjet dhe krimet e tjera që i kanë bërë forcat serbe.
“Njohja duhet të na vijë si kërkimfalje për tragjeditë e shkaktuara ndaj vendit tonë, për njerëzit tanë,” tha Haradinaj.
Milo Gjukanoviq: Komshiu i brengosur
Gjukanoviqi ka qenë në pushtet për më gjatë se krejt veteranët e terë rajonalë si Thaçi dhe Vuçiq. Partia e tij ka qenë në pushtet vazhdimisht prej vitit 1990.
“I gjithë ky tregim për shkëmbimin e territoreve tash është në tavolinë dhe do të thoja që ka marrë edhe një farë legjitimiteti nga komuniteti ndërkombëtar,” tha Gjukanoviq.
Ai iu kthye të kaluarës duke thënë se gjatë viteve ’90 nacionalistët kishin avokuar për shkëmbime territoriale në baza etnike.
“Të gjithë duhet të jenë tepër tepër të kujdesshëm kur prezantojnë zgjidhje që përfshin ndryshim kufijsh në rajonin tonë,” shtoi më tej Gjukanoviq.
Më tej, ai tha se marrëveshja për Maqedoninë Veriore tregon se çfarë mund të arrihet kur liderët në të dyja palët përfundojnë se arritja e marrëveshjes ia vlen për të gjithë.
“Pas këtij problemi, do të mbesim me problemin më serioz në rajon, e ai është Bosnja,” tha Gjukanoviq. Marrëveshja e paqes thuhet ta ketë lënë Bosnjen me një sistem politik tepër disfunksional. /Perikopi