Mbi 400 mijë njerëz votuan mbrëmë në finalen e BBV

Mbi 400 mijë njerëz votuan mbrëmë në finalen e BBV

Nga e premtja e kaluar, në momentin kur Arbana Osmani hapi televotimin për fituesin e edicionit të parë të Big Brother Albanai Vip, shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë votuar të preferuarin e tyre.

Moderatorja shqiptare ndërkohë ka zbuluar se deri tani, në Top Channel janë dërguar mbi 400 mijë mesazhe me vota nga publiku.

Nga këto vota, Beniada është renditur e fundit, gjë që ka bërë që modelja të largohet e para nga ky reality-show.

Në garë mbeten Einxhel, Iliri dhe Donaldi, për të cilët është hapur një televotim i ri, votat e të cilit do t’u shtohen 400 mijë votave paraprake.

Shpërndaje në: