Mbi 3000 komente të njëjta te postimi i fundit i Kurtit në Facebook: Ja pse

Mbi 3000 komente të njëjta te postimi i fundit i Kurtit në Facebook: Ja pse

Kryeministri Albin Kurti, para afro pesë orësh, publikoi i lumtur lajmin se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rregulloren e re, duke e quajtur ‘test të demokracisë’.

Por, nga ajo që shihet [deri në këto momente kur po e publikojmë këtë lajm], janë mbi 3000 komente të njëjta nga qytetarët te ky postim i Kurtit, me ‘hashtagun’ tashmë të njohur që bën thirrje për ndryshimin e Udhëzimit administrativ për bartjen e shamisë islame në shkolla.

Mbi 500 komente, kemi arritur t’i numërojmë deri tani, por nga një ‘scroll’ në komente, qartësisht vërehet se janë mbi 3000 sosh – të ngjashme.

 


Nuk dihet nëse Kurti ose dikush që menaxhon profilet zyrtare të kryeministrit, si për shembull në Facebook, do t’u përgjigjet këtyre komenteve që duken të organizuara, shkruan Periskopi.

Udhëzimi admistrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, ka hyrë në fuqi në vitin 2010.

Iniciativa për shfuqizimin e tij, ka nisur tash e disa ditë me thirrjen për ndryshim, rrjedhimisht lejimin e shamisë në shkolla.

Kurti pati premtuar se do ta rishikonte këtë çështje, gjatë fushatës në vitin 2017./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: