Mbi 2 mijë e 200 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

Mbi 2 mijë e 200 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në veri

2 mijë e 251 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë deri më sot në veri të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur për Periskopin zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se numri i përgjithshëm është 2 mijë e 635.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 706 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 707, në Zubin Potok 385 dhe në Zveçan 453 kërkesa.

 

Shpërndaje në: