Mbi 10 milionë euro kanë paguar kosovarët për të shkuar në Haxh këtë vit

Mbi 10 milionë euro kanë paguar kosovarët për të shkuar në Haxh këtë vit

Këshillat e Bashkësisë Islame i Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve për në haxh. E si çdo vit tjetër edhe këtë herë numri i kosovarëve që do të udhëtojnë për në Mekë e Medinë është goxha i madh, shkruan Periskopi.

Sipas BIK-ut këtë vit janë 1576 besimtarë nga Kosova që do të nisën për në haxh më 2 qershor.

Ndërsa siç ka mësuar Periskopi nga disa persona që do nisen për Haxh, ata kanë paguar hiç më pak se 6450 euro për të kryer këtë obligim fetar.

Nëse e bëjmë një llogaritje të thjeshtë del se mbi 10 milionë euro ka kushtuar gjithsej Haxhi i 1576 kosovarëve.

Periskopi mëson se nuk ka vende të lira në vitin tjetër.

 

 

 

Shpërndaje në: