Mbi 1 mijë e 200 policë në gatishmëri për protestën e opozitës në Shqipëri, mbyllen disa rrugë

Mbi 1 mijë e 200 policë në gatishmëri për protestën e opozitës në Shqipëri, mbyllen disa rrugë

Opozita ka vendosur që të protestojë këtë të hënë, demonstratë që e kanë paralajmëruar prej ditësh tashmë.

Në orën 18:00 ata së bashku me mbështetësit demokratë do të protestojnë në Tiranë

Pritet që të ketë edhe bllokim të disa akseve rrugore, si më poshtë:

“Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta”.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Shpërndaje në: