Mbetën të vrarë nga atentati në Shqipëri, publikohen fotot e kamarierit dhe klientit

Mbetën të vrarë nga atentati në Shqipëri, publikohen fotot e kamarierit dhe klientit

Gledian Muka dhe Marsel Cela mbetën të vrarë nga antenati i mbrëmjes së të shtunës në një lokal në Memaliaj.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit.

Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.

Janë publikuar fotografitë e dy viktimave:

 

 

Shpërndaje në: