“Mbeshtetni popullin serb në Kosovë e Metohijë”: UEFA merr këtë veprim për fansat e Zvezdës
Crvena Zvezda pritet të dënohet nga UEFA për organizimin e ndeshjes me Milanin që u zhvillua të enjtën e kaluar në Beograd.
Shtëpia evropiane e futbollit ka hapur hetim pasi disa tifozë të skuadrës së Crvena Zvezdës ishin në stadium dhe ofenduan me fjalë raciste lojtarin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë.
Tifozët poashtu kishin publikuar një mesazh politik.
‘Mbeshtetni popullin serb në Kosovë e Metohijë’, shkruhej në banerin e tifozëve.
Në këtë ndeshje, ishin prezent rreth 1000 tifozë serbë.