Mbesa e Jahja Kokajt të VV’së emërohet sekretare në MASHTI
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Fadile Dylës në pozitën e Sekretares së Përgjithshëm të Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Fadile Dyla është familjare e deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj.
Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.
“Në pajtim me dispozitat ligjore, MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për plotësimin e vendit, 5 kandidatë kanë aplikuar, 4 kanë hyrë në listë të ngushtë, kandidatët që ka kanë kaluar kanë qenë Fadile Dyla dhe Xhavit Dakaj, propozojmë emërimin e Fadile Dyla për mandat 4-vjeçar” – tha ai.
Fadile Dyla ka qenë ushtruese e detyrës së sekretares në MAShT.
KALLXO.com kishte shkruar më parë se Fadile Dyla është mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Jahja Kokaj.