Mbërrin në Tiranë aparatura e përgjimit për WhatsApp dhe Viber
Mesazhet dhe telefonatat që shqiptarët bëjnë përmes WhatsAppit dhe Viberit nuk janë më private.
Gazeta “Shqip” mëson nga burime ekskluzive se ka mbërritur në Shqipëri një aparaturë që përgjon të gjitha komunikimet përmes këtyre dy platformave. Aparatura moderne ndodhet te godina e “Polit të drejtësisë” dhe transkipton tekstet që vijnë përmes WhatsAppit dhe Viberit, por edhe telefonatat që realizohen përmes këtyre dy platformave.
Një tendër i tillë u bë edhe në kohën e Adriatik Llallës, por pasi u dekonsporua në media, tenderi u anulua.
WhatsAppi është kthyer në rrjetin më të përdorur në Shqipëri për komunikimet me mesazhe, por edhe për telefonata. Por tashmë, para se të shkruani, duhet të mendoheni mirë nëse biseda juaj është vërtetë sekrete.