Mbaron edhe koha e Buffon, legjenda italiane paralajmëron pensionimin
Duket se koha e legjendave të mëdha të futbollit me të cilat jemi rritur, ka mbaruar, shkruan Periskopi.
Kësaj radhe portierit legjendar italian, Gigi Buffon, po i vjen fundi, pasi ai mund të pensionohet gjatë këtij viti.
Buffoni tha se mund të luajë deri në vitin 2023, por ka gjasa, po ashtu që të largohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.
“Unë kam mësuar se asgjë nuk është e sigurt në jetë”.
“Në kokën time është nënshkrimi final, maksimumi deri në vitin 2023. Por është shumë, vërtet shumë. Por, mund të ndaloj së luajturi brenda katër muajsh”, ka thënë Buffoni.
Ndryshe, Buffonit i skadon kontrata më 29 qershor të këtij viti. /Periskopi